Rrëzohet në det avioni i “EgyptAir”

19.05.2016 13:09

Një avion i kompanisë ajrore EgyptAir, që udhëtonte nga Parisi drejt Kajros, është rrëzuar në det, në afërsi të ishullit jugor grek Karpatos...

Në bordin e tij gjendeshin  66 persona ,   mes të cilëve 56 pasagjerë, 7 anëtarë ekuipazhi dhe 3 oficerë sigurie.
 
Armata egjiptiane kumtoi se ka marrë sinjal automatik për ndihmë nga aeroplani, vetëm dy orë pas zhdukjes së "Erbas"-it nga radarët.
 
Drejtori i aviacionit civil grek theksoi se derisa aeroplani ka qenë në hapësirën ajrore të Greqisë, piloti ka biseduar me kontrollorët grekë të fluturimit, por nuk ka paraqitur asnjë problem.
 
Disa mediume lajmëruan se para zhdukjes nga radarët, anëtarët e ekuipazhit alarmuan për dukuri të tymit nga kabina e pilotit. 26 të huaj ishin në mesin e 56 udhëtarëve, përfshirë30 egjiptianë, 15 qytetarë francezë, një anglez dhe një kanadez.
 
Autoritetet franceze dhe ato egjiptiane bëjnë thirrje për të mos nxituar me hipoteza të ndryshme, veçanërisht kur bëhet fjalë për terrozimin. Megjithatë disa media shkruajnë se mundësia e një atentati është e madhe.
 
Tetorin e shkuar, një avion pasagjerësh rus u rrëzua pranë Sharm el Sheik me 224 njerëz në bord dhe sipas Moskës, shkaku ishte një sulm terrorist.