Teknologji

"Google Home", roboti i disenjuar për të drejtuar jetën tuaj

19.05.2016 14:24

Google ka bërë publik pajisjen e tyre më të re të kontrolluar me zë, robotin i cili mund të vendosë muzikë, të fikë e ndezë dritat apo edhe të porosisë një taksi...

"Google Home" i kombinuar me altorpalant dhe mikrofon është disenjuar për t'u vendosur kudo në dhomë dhe t'u reagojë komandave të pronarit të saj, nga përgjigjia e pyetjeve tek kontrolli i motit. 
 
Pajisja përdor ndihmën e intelegjencës artificiale të Google, apo siç njihet ndryshe Google Assistant.
 
Ajo mund të përdoret për të caktuar takime, të krijosh një listë, apo edhe të dërgosh mesazhe, thjesht duke i folur aparaturës. /Top Channel