ULPIANA ANTIKE

Ulpiana antike bëhet me park arkeologjik

21.03.2014 10:39

Instituti Arkeologjik i Prishtinës do të vazhdojë edhe këtë vit punimet në Ulpianën antike. Punimet do të vazhdojnë në bazë të projektit, i cili është duke u zbatuar tashmë disa vjet dhe arkeologët kosovarë do të punojnë në gërmime dhe njëkohësisht edhe në konservim………

Instituti Arkeologjik i Prishtinës do të vazhdojë edhe këtë vit punimet në Ulpianën antike. Punimet do të vazhdojnë në bazë të projektit, i cili është duke u zbatuar tashmë disa vjet dhe arkeologët kosovarë do të punojnë në gërmime dhe njëkohësisht edhe në konservim.

Ndërsa, Ministria e Kulturës për këtë vit, vetëm për punimet në këtë lokalitete, i ka ndarë 100 mijë euro. Sipas drejtuesve dhe arkeologëve të Institutit Arkeologjik të Kosovës, gërmimet gjatë këtij viti do të bëhen në tri pika kryesore, kurse një rëndësi do t'i kushtohet edhe rregullimit të infrastrukturës dhe rregullimit të Parkut Arkeologjik.

IAP do të koncentrohet edhe në gërmime, në interlanidin apo prapa, tokën e Ulpianës, ku do të bëhen incizime gjeofizike dhe gjeomagnetike për të zbuluar edhe burimet minerale që kontribuonin në zhvillimin e qytetit antik të Ulpianës, pasi, sipas ekspertëve, përveç blegtorisë dhe bujqësisë, faktet kanë treguar se në Ulpianë bëhej edhe shkrirja dhe përpunimi i mineraleve.