Shëndet
Alarmi i OBSH-së - Zika mund të përhapet në Europë gjatë muajve të verës
19.05.2016 14:27
Virusi Zika mund të përhapet në Europë gjatë muajve të verës. Është ky paralajmërimi i dhënë nga Organizata Botërore e Shëndetsisë...

Virusi Zika mund të përhapet në Europë gjatë muajve të verës. Është ky paralajmërimi i dhënë nga Organizata Botërore e Shëndetsisë, e cila ka deklaruar se vendet më të rezikuara janë Italia, Greqia dhe Franca.
Ekspertët paralajmërojnë se përhapja e virusit do të jetë më e lartë në shtetet ku ka mushkonja tigër, insekt i cili gjendet edhe në vendin tonë. OBSH nuk ka këshilluar shmangjen e udhëtimeve, por ka bërë thirrje që qytetarët të informohen në lidhje me këtë virus, si dhe të tregohen të kujdesshëm.
Ekspertët e Organizatës Botërore të Shëndetësisë kanë dhënë alarmin se Virusi Zika mund të përhapet edhe në Europë gjatë muajve të verës. Sipas një komunikate zyrtare, vendet më të rrezikuara janë Spanja, Franca, Italia dhe Greqia, ndërkohë që më larg rrezikut duket Britania e Madhe.
OBSH thekson se përhapja e virusit do të jetë më e lartë në shtetet ku ka mushkonja tigër të cilat arrijnë të përcojë ZIKA-n. Ky lloj insekti gjendet edhe në Shqipëri. Organizata Botërore e Shëndetsisë nuk ka dhënë asnjë këshillë për të shmangur udhëtimet, por ka bërë thirrje që të gjithë qytetarët europianë e sidomos nënat shtatzanë, të informohen në lidhje me virusin si dhe të tregohen të kujdesshëm. OBSH bëri edhe një apel për shtetet e kontinentit të vjetër, duke kërkuar prej tyre që të jenë të përgatitura për të përballuar cdo përhapje të virusit.
Zika është një virus që gjendet tashmë në të paktën 50 shtete të botës. Siptomat e saj më të zakonshme janë temperatura e larta, skuqja dhe acarimi i lëkurës, etj. Megjithatë, rreziku më i madh bie mbi gratë shtatëzëna, foshnjat e së cilave mund të lindin me një sërë komplikacionesh, përfshirë deformimet e kokës. Aktualisht shkencëtarët po punojnë për krijimin e një vaksine për të luftuar virusin.
Universiteti i Teksasit arriti që të krijojë një klon të virusit, por ekspertët nënvizuan se do të duhet një punë disa vjecare për të krijuar një vaksinë përfundimtare.
