“Nga ushqimi deri te libri”, nxënësit pasurojnë bibliotekën e shkollës

19.05.2016 14:28

“Nga ushqimi deri te libri” , kjo ishte moto e një ekspozite të vecantë të nxënësve të sh f “Hasan Prishtina” në Shkup...

Nxënësit dhe prindërit e tyre përgatitën ushqime të ndryshme tradicionale. Me paratë nga shitja e tyre, ata do të blejnë libra për bibliotekën e shkollës. 

“Kemi përgaditur ushqime të ndryshme prej te bakllavaja, ëmbëlsirat  dhe shumë ushqime të kripura…Me të hollat e mbledhura  do  të furnizojmë bibliotekën e shkollës”.

“Me të hollat që do të marim pasi ta shesim ushqimin, do ta pasurojmë biblotekën e shkollës tonë, do të lexojmë  shumë libra të ndryshëm”.

“Këto të holla kemi për ti shfrytëzuar për rregullimin e biblotekës, blerjen e librave. Nëse kemi më tepër libra,  më shumë do të lexojmë” – thanë disa nga nxënësit e anketuar nga TVM2.

Drejtuesit e shkollës përgëzojnë këtë iniciativë të nxënësve dhe prindërve. Ata ankohen se numri i lektyrave shkollore është i pakët dhe nuk mjafton për të gjithë nxënësit . Kjo ëhstë një mënyrë e mirë për të shtuar fondin e librave të bibliotekës.

“Mjetet që do të mblidhen prej këtij aktiviteti janë të dedikuara për pasurimin er fondit të bibliotekës shkollore. E kemi në mungesë numrin e lektyrave shkollore prandaj ne në këtë mënyrë e bëmë këtë aktivitet që puna  e palodhshme e nënave tona të reflektohet dhe ta pasurojmë biblotekën tonë shkollore” – tha drejtoreshe e SH. F. “Hasan Prishtina”, Luljeta Qerimi.

Aksione të tilla në dobi të nxënësve , janë një model I mirë edhe për shkollat e tjera. Megjithëse lektyrat duhet të sigurohen nga Ministria e Arsimit, gjithsesi aksione të tilla ndihmojnë nxënësit të mësojnë vlerën e gjërave, pasi edhe leximi do tu shijojë më shumë tani që  vetë kanë kontribuar për ti blerë librat e bibliotekës së shkollës. (Vlora Latifi – Topojani, TVM2)