Futboll
Komuna e Tetovës dhe Teuta Arifi presin futbollistët e Shkëndisë
19.05.2016 14:41
Tetova është krenare për Shkëndijën dhe përveç festës madhështore të hënën pas triumfit në Kupën e Maqedonisë, futbollistët, stafi teknik...

Tetova është krenare për Shkëndijën dhe përveç festës madhështore të hënën pas triumfit në Kupën e Maqedonisë, futbollistët, stafi teknik, kryesia dhe anëtarë të ‘Ballistëve’ u pritën në Komunën e Tetovës nga kryetarja znj.
Teuta Arifi. Zonja e parë e komunës së Tetovës ka shprehur respektin dhe krenarinë për suksesin e arritur nga futbollistët ‘kuqezi’, ndërsa ka uruar që në të ardhmen të regjistrohen arritje edhe më të mëdha. Nga Klubi i Futbollit Shkëndija nuk kanë fshehur kënaqësinë që suksesi i tyre nderohet nga qyteti i Tetovës, ndërsa kanë premtuar impenjim maksimal për arritje të tjera.
“Normalisht që Komuna e Tetovës me mundësitë që ka do të mbetet edhe më tej e determinuar që bashkarisht ashtu si që kemi punuar deri më tani, si që kemi renovuar me sa kemi mundur për sa u përket kushteve të lojës në stadiumin e qytetit të arrijmë, me qenëse kemi të shpallur thirje për partneritet publiko-privat të arrijmë që Tetova përfundimisht të bëhet me një stadium ku në fakt skuadrat si Shkëndija dhe këta lojtarë të suksesshëm do të kenë mundësi t’i mirëpresim këtu dhe normal me kënaqësi t’i shohim fitoret e tyre pikërisht në qytetin tonë“, deklaroi kryetarja e Komunës së Tetovës, znj. Teuta Arifi.
“Vërtet në ndjehemi të nderuar që sot me ftesën tuaj gjendemi këtu, sepse kjo është shumë e rëndësishme për ne. Është mirënjohje institucionale. Por rezultatet që kanë arritur para se gjithash në fushën e gjelbër, këta djelmosha që kanë sakrifikuar shumëçka nga vetja për të arritur këtu. Sinqerisht edhe një herë në emër të investitorëve, në emër të sponsorit të vetëm general grupacionit Ecolog, në emër të gjithë kryesisë, të stafit teknik, në emër të gjithë lojtarëve që janë këtu, por edhe në emër të stafit të gjërë të logjistikës dhe posaçërisht më lejoni të nënvizoj edhe në emër të përfaqësuesve të fansave tonë më të vlefshëm, ndoshta që s’i ka askush ‘Ballistëve’ dhe gjithë gjithë qytetarëve që nuk janë të organizuar në këto struktura t’ju falënderojmë edhe një herë personalisht juve dhe institucionalisht për këtë pritje të ngrohtë”, tha mes tjerash kryetari i Shkëndijës, prof.dr. Abdylmenaf Bexheti.
Të kujtojmë që Shkëndija, gjatë ditës së hënë, arriti të fitoj Kupën e Maqedonisë në futboll, duke mposhtur ekipin e Rabotniçkit me rezultat prej 2-0. Për “kuqezinjët” nga Tetova, është ky trofeu I parë I garës më masive.
