Hojt Brajan Ji, të përmirësohet dëmi nga abolimi i presidentit, liderët të veprojnë në mënyrë urgjente, përkrahje të plotë prokurorisë speciale

19.05.2016 14:42

Dëmi i shkaktuar nga vendimi i persidentit Gjorge Ivanov për abolim duhet të përmirësohet...

Dëmi i shkaktuar nga vendimi i persidentit Gjorge Ivanov për abolim duhet të përmirësohet, ndërsa kriza në të cilën është futur vendi brenda gati një viti duhet të tejkalohet me vullnetin e të gjithë faktorëve në vend, por përgjegjësia më e madhe bie mbi supet e liderëve të partive politike. 

Këtë e theksoi zëvendës ndihmës sekretari amerikan Hojt Brajan Ji në konferencën për shtyp dhënë para ambasadës amerikane. Ai poahstu shtoi se vendi duhet të kthehet në rrugën e integrimeve euroatlantike,  për të pasur një ekonomi të fuqishme, hapje të vendeve të reja të punës si dhe mundësi më të mira për qyetarët.

“Ne sigurisht, kemi biseduar në të gjitha takimet e djeshme dhe të sotme për abolimet e presidentit. Këto abolime i dëmtojnë rregullat e drejtësisë në Maqedoni por edhe kredibilitetin e Maqedonisë si shtet që është determinuar të futet me Evropën në rrugën euroatlantike. Është shumë me rëndësi që liderët të veprojnë në mënyrë urgjente të përmirësojnë dëmin e këtyre abolimeve. Përmirësimi i dëmeve duhet të bëhet në mënyrë të qartë, gjithpërfshirëse dhe në kohë të shkurtë. Nëse liderët tërheqin ose shfuqizojnë abolimet në mënyrë të pjesërishme apo selektive kjo vetëm se do ta shtojë ndjënjën e pandëshkueshmërisë në shtet dhe mungesën e përgjegjësisë” – deklaroi zëvendës ndihmës  sekretari  amerikan, Hojt Brajan Ji.       

Ai poashtu theksoi se përgjegjësia nënkupton përkrahje të plotë për të gjitha institucionet në zbatimin e drejtësisë, duke përfshirë edhe PSP-në.    

“Partitë politike dhe liderët duhet ti japin mbështetje të plotë institucioneve që janë përgjegjëse për zbatimin drejtësisë, duke përfshirë këtu edhe Prokurorinë Speciale. Përderisa nuk ka llogaridhënie dhe ballafaqim me drejtësinë për keqpërdorimet e mundshme në lidhje skandalin e përgjimeve dhe krimeve të tjera, Maqedonia do të mbetet e ngujuar në këtë krizë politike dhe nuk do të mundet të ecë përpara NATO-s dhe BE-së” – tha zëvendës ndihmës  sekretari  amerikan, Hojt Brajan Ji.       

Zyrtari amerikan nënvizoi se Qeveria duhet të zbatojë reformat që u përcaktuan me Marrëveshjen e Përzhinës ku nënkuptohet kyçja e opozitës dhe sektorit civil në procesin e reformimit të vendit.

E gjithë kjo sipas tij duhet të dëshmohet përmes veprave të pasur një demokraci të fuqishme dhe pluralizëm.

SHBA-të do të vazhdojnë fuqishëm ta mbështesin vendin nëse liderët veprojnë drejtë duke mundësuar edhe pavarësinë e institucioneve, segment mjaftë i rëndësishëm ne këtë procesn duke vendosur theksa të veçantë në drejtësi. (Leunora Kaliqi, TVM2)