Maqedoni
Bilalli takon ambasadorin Garret, “Besa”: Gjykate speciale për kapërcimin e krizës
19.05.2016 14:49
Ambasadori britanik Carls Garret ka takuar sot krerët e lëvizjeës Besa për të diskutuar për krizën politike...

Ambasadori britanik Carls Garret ka takuar sot krerët e lëvizjes Besa për të diskutuar për krizën politike dhe për tu njohur me qëndrimet e Lëvizjes BESA për mënyrat e tejkalimit të kësaj krize.
Nga lëvizja Besa, kanë ripotencuar mbështetjen e fuqishme për punën e Prokurorisë Speciale. Sipas kreut të saj Bilall Kasami, liderët që kanë nënshkruar Marrëveshjen e Përzhinos duhet t’i zbatojnë zotimet e marra, e jo të sillen me papërgjegjshmëri të skajshme.
Kasami e ka njoftuar ambasadorin Garett me platformën e BESËS “Ridefinimi” e cila ndër të tjera përfshin zgjedhjen e çështjeve jetike të shqiptarëve në Maqedoni, siç është Ridefinimi i gjithë sistemit politik dhe juridik të Maqedonisë, duke e vendosur shtetit mbi parimet e konsensusit maqedonaso-shqiptar, të mbështetur mbi liri, demokraci, barazi dhe drejtësisë.
Në këtë platformë, parashihet edhe krijimi i Gjykatës Speciale e cila del si nevojë e patjetërsueshme për zgjidhjen e krizës së thellë politike.
Në takim u përmend edhe protesta e 9 majit në mbështetje të Prokurorisë Speciale dhe kundër qeverisë aktuale.
