Gjykimi për dy protestuesit majtistë u anulua, gjykimi i ardhshëm me 31 Maj

19.05.2016 15:06

Seanca e sotshme për majtistët Zdravko Saveski dhe Vladimir Kunovski u prolongua....

Seanca e sotshme për majtistët Zdravko Saveski dhe Vladimir Kunovski u prolongua për shkak  2 pengesat për fillimin e gjykimit: e para për shkak se lënda fizikishtë nuk gjindet tek gjykatësit i veçantë për shkak se është në gjykatën e apelit e cila vendos për ankësën e prokurorisë në vendimin e gjykatësit të veçantë të mos përcaktoj paraburgim efektiv por burg shtëpiak  në bazë të popozimit të prokurorisë,  ndërkaq pengesa e dytë është se avokat i shtetit si përfaqësues i shtetit deri me sot ende  nuk ka përcaktuar dëmin e shkaktuar.

Ata janë të akuzuar për vepër penale “pjesëmarrje në turmë” lidhur me protestat qytetare dhe demolimin e Zyrës kombëtare të presidentit, Gjorge Ivanov, më 13 prill, si pjesë e një proteste kundër faljes së politikanëve.

“Ne disa proceduarave të tjera për lëndën e njejtë ekspertiza vetëm se është dorëzuar ndërsa ne nuk kemi mar ekspertizëm me arsyetim të përgjithshëm nga avokati i shtetit sepse tjetër kush e ka udhëhequr lëndën . por do të mundohet që në seacën e ardhshmë lënda të saigurohet ndërsa ajo që njerzit janë në paraburgim mendoj se askujtë nuk ju intereson dhe kjo paraqet një pamje të keqe” – tha avokati Saso Dukovski.

Gjykimi i ardhshëm është caktuar me 31 maj. Ndërkohë me 25 maj kalon afati i  burgut shtëpiak për 30 ditë që i është caktuar dy protestuesve. (Rejhane Bushi – Metaj, TVM2)