Maqedoni

Thaçi takon ambasadorin Lalakos, diskutohet për krizën dhe çështjen e emrit

19.05.2016 15:17

Në vazhdën e takimeve me diplomatë të huaj Kryetari i Partisë Demokratike Shqiptare, Menduh Thaçi realizoi takim me Ambasadorin e Republikës së Greqisë, Haris Lalakos...

Në këtë takim u diskutua për situatën aktuale politike, për de-bllokimin e proceseve integruese të vendit, si dhe për marrëdhëniet ndër-fqinjësore mes dy vendeve.
 
Bashkëbiseduesit u dakorduan se stabiliteti rajonal arrihet nëpërmjet marrëdhënieve të shëndosha ndër-fqinjësore, e në këtë kontekst zgjidhja e çështjes së emrit nëpërmjet një kompromisi ka rëndësi të madhe për rajonin, fqinjësinë e mire, sigurinë dhe stabilitetin rajonal.  
 
Tejkalimi i këtij dallimi hap rrugën e integrimeve euroatlantike të vendit dhe siguron një perspektiv më të mirë për vendin dhe rajonin, u tha në takim.