Ahmeti takon ambasadorin e Kinës, diskutohet kriza dhe investimet kineze

19.05.2016 15:20

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti ka pritur në selinë e BDI-së në Tetovë ambasadorin e Kinës në Maqedoni, Ven Zhenshun....

Ahmeti e njohtoi ambasadorin Zhenshun mbi hapat që BDI  ka ndërmarrë për të nisur zgjidhjen e krizës dhe mirëpriti vendimin e Gjykatës Kushtetuese për të pranuar iniciativën e BDI-së e cila mundësoi rikthimin e menjëhershëm të parlamentit.

Dy bashkëbiseduesit diskutuan për proektet zhvillimore duke u fokusuar në ndërtimin e autostradës Kërçovë-Ohër-Strugë, por u fol edhe për interesin kinez për të ndërtuar edhe rrugën Gostivar -Kërçovë me ç'rast do të kompletoheshte autostrada "Nënë Tereza" si pjesë e koridorit tetë.

Ahmeti falënderoi kompanitë kineze për ndihmesën e dhënë gjatë vërshimeve në Tetovë si dhe përshëndeti gatishmërinë kineze për të ndërtuar një shkollë fillore në po këtë komunë.