Maqedoni

Ndryshimet në ligjin për falje, pushteti dhe opozita me propozime të ndryshme

19.05.2016 15:39

Pushteti dhe opozita me qëndrime të ndryshme lidhur me me plotsimet dhe ndryshimet e gjashtë ligjeve përfshirë këtu edhe ligjin për falje nga Presidenti Gjorgje Ivanov...

Ndryshimet që propozuan koordinatorët e dy partive në pushtet Talat Xhaferi dhe Ilija Dimovski parashohin që presidenti të tërheq vendimet, pa dhënë ndonjë arsyeje për opinionin, por edhe kur anulimin i vendimit kërkohet nga personat e falur. 
 
“Ky ligj ishte i paralajmëruar nga VMRO-DPMNE dhe BDI ndërsa ka për qëllim rregullimin e zbrastirës ligjore të cilën e kemi për momentin dhe është shum me rëndësi për zgjidhjen e krizës politike. Për kët arsye propozojmë që ky ligj të miratohet me procedurë të shkurtër”, tha Ilija Dimovski, nga VMRO-DPMNE.
 
Me këtë zgjidhje nuk është pajtuar partia opozitare maqedonase LSDM. Ata kanë kërkuar interpretimin e e ligjit për amnisti.
 
Nga LSDM-ja kanë nënvizuar se nisma e dy partive në pushtet nuk e përjashton mundësinë që presidenti sërish të mund të sjellë vendime të tilla që kanë përshkallëzuar krizën politike në vend.
 
Ndryshe Kuvendi me shumicë votash mbështeti nismën e koordinatorëve të partive në pushtet Talat Xhaferit dhe Ilija Dimovskit që me procedurë të shkurtër të miratojë plotsimet dhe ndryshimet edhe të ligjit për mbrojtjen e privatsisë, ligjit për mbrojtjen e të dhënave personale, ndryshimet në Kodin Zgjedhorë si dhe dy ligjeve të cilat kanë të bëjnë me kontestet juridike si dhe procedurat  e përgjithshme administrative.
 
NAIM RAMADANI