Maqedoni
Vazhdon greva e sindikalistëve gjyqësor, paralajmërojnë për padi penale
19.05.2016 16:19
Administrata gjyqësore vazhdon protestat, duke insistuar rritjen e pagave...

Sindikata e punonjësve gjyqësore vazhdojnë protestat e tyre në të gjithë vendin, pasi kërkesat e tyre për të cilat u dakorduan me ekzekutivin nuk u plotesuan.
Madje sindikata e gjykatave ka paralajmëruar padi penale ndaj kryetarit të Gjykatës themelore Shkupi 1, sekretarit të gjykatës dhe një policit , për shkak të kërcënimeve ndaj grevës.
“Haptazi shihet se atje bëhen presione nga ana e kryetarit të gjyqit, sekretarit dhe personit Dragan Josevski ku me amin të kryetarit të gjyqit ju kërcënohen të punsuarve, mirëpo dhe përkrah atyre kërcnimeve ne nuk do të ndalemi. I detyrojnë të nënshkruajnë disa deklarata dhe ashtu me radhë dhe për këtë arsye sindikata do të ngreje padi penale kundër kryetarit të Gjyqit Themelor Shkupi 1 Vlladimir Pancevski , policit gjyqësor, dhe sekretarit të gjyqit”, tha Peco Grujovski, kryetar i sindikatës upoz.
Në ndërkohë kryetari i Gjykatës Themelore Shkupi 1 përshëndet përpjekjet e kolegëve të tij për përmirësimin e pozitës por mohon që nga ana e Gjykatës ka patur kërcënim kundër mbajtjes së grevës.
Sipas tij me gënjeshtra të këtij lloji, dhe deklarata spektakolare për gjoja presione dhe kërcënime vetëm konfirmohet kredibiliteti I dobët I atyre që I I kontribuojnë situates momentale në vend.
Grevistët kërkojnë rritje të pagave në vlerë prej 35% ashtu siç është paraparë për gjyqëtarë, prokuror dhe zyrtarë në Prokurorinë publike dhe rirregullim të orarit të punës.
Pavarësisht kërcnimeve të shumta sindikalistët thonë se do të vazhdojnë me protestat deri në plotsimin e kërkesave të tyre.
GAZMEND REXHEPI
