Sri lanka, rritet në 57 numri i të vdekurve, 132 të zhdukur
Është rritur në 57 numri I të vdekurve nga përmbytjet dhe rrëshqitjet e dheut në Sri lanka...

Ende 132 persona konsiderohen të zhdukur dhe kjo bën që autoritetet ti druhen rritjes edhe më tej të numrit të viktimave.
Qindra mijra njerëz janë shpërngulur në zonat e larta të ishullit , nga rrëshqitja e dheut janë groposur të gjallë 2 familje.
195 familje të tjera janë izoluar në Beravila dhe ekipet e shpëtimit nuk arrijnë dot që ti evakuojnë. Rrugët e 7 qyteteve janë kthyer në shtretër lumenjsh.
Vërshimet ndodhën pas një jave të me shi të vazhdueshëm që ngriti ndjeshëm nivelin e lumit Kelani. 1.984 familje janë të ngujuara në një tjetër rajon pranë lumit Kalu Ganga.
Rrugët janë pothuajse të shkatërruara dh ekjo vështirëson punën e ekipeve të shpëtitmi. Meteorologët nuk parashohin këto ditë ndryshim të motit.
Autoritetet paralajmërojnë banorët që jetojnë pran ëlumenjve, të strehohen në kodrat aty pranë për të parandaluar fatkeqsi të reja.
GAZMEND REXHEPI
