Maqedoni
Rasti “Kumanova” mungon salla, anulohet sërisht gjykimi
19.05.2016 15:41
Edhe pse u tha se ëhstë gjetur salla adekuate për të gjithë të akuzuarit për rastin e kumanovës, séance sot sërisht u anulua për mungesë hapësirash...

Gjykatësja Verka Petrovska tha se seanca nuk mund të mbahet për shkak të mungesës së kushteve hapësinore, teknike dhe të sigurisë, tashmë që në rastin kumanova janë bashkuar lëndët e 9 të akuzuarve për rastet “Rrufeja” dhe 29 të akuzuarve për rastin “Lagjia e Trimave”.
Seanca e radhës është caktuar për me datë 23 maj, megjithatë për shkak të festës, opinioni do të informohet me kohë se a do të mbahet ose jo gjykimi edhe me këtë datë.
Pavarësisht se disa prej avokatëve mbrojtës kërkuan që dy lëndët të mos bashkohen, kërkesa nuk është marrë parasysh nga ana e trupit gjykues.
Në seanca e ardhshme kanë mbetur të dëshmojnë një pjesë e vogël e pjesëtarëve të njësive speciale. Pas kësaj dëshmitë e tyre do t’i shfaq pala mbrojtëse dhe të arrestuarit.
