Maqedoni
Kuvend, miratohen ndyshimet në ligjin për falje
19.05.2016 17:45
Me 63 vota “për” dhe asnjë kundër kuvendi miratoi ndryshimet e ligjit për falje nga presidenti...

Ndryshimet të cilat i propozuan koordinatorët e dy partive në pushtet Talat Xhaferi dhe Ilija Dimovski parashohin që presidenti të tërheq vendimet, pa dhënë ndonjë arsyeje për opinionin, por edhe kur anulimin i vendimit kërkohet nga vetë personat e falur.
“Ky ligj ishte i paralajmëruar nga VMRO-DPMNE dhe BDI ndërsa ka për qëllim rregullimin e zbrastirës ligjore të cilën e kemi për momentin dhe është shum me rëndësi për zgjidhjen ekrizës politike dhe për kët arsye propozojmë ky ligj të miratohet me procedurë të shkurtër”, tha Ilija Dimovski, nga VMRO-DPMNE.
Me këtë zgjidhje nuk është pajtuar partia opozitare maqedonase LSDM e cila nuk mori pjesë në punimet e sotme kuvendore.
Ndryshe Kuvendi me shumicë votash miratoi edhe ndryshimet e ligjit për mbrojtjen e privatsisë, ligjit për mbrojtjen e të dhënave personale dhe ndryshimet në Kodin Zgjedhorë.
NAIM RAMADANI
