Maqedoni

Përurohet shtëpia e kulturës në Mateç

19.05.2016 18:02

Në fshatin Mateç të Komunës së Likovës,sot, u përurua faza e parë e Shtëpisë së kulturës...

Pjesa e përuruar sot posedon me hapsira për ushtrimin e aktiviteteve të ndryshme kulturore e këtu vlen të përmendet Biblioteka komunale.
 
Ndërkaq pjesa e mbetur salla koncertale pritet të ndërtohet gjatë periudhës së ardhshme.  
 
“Përurimi i qendrës për kulturë sot simbolizon harmoni, besim dhe optimizëm në të ardhmen e këtij rajoni. Kjo pjesë e godinës dhe hapsira Brenda sajë ka një simbolikë të pasur në prmovimin e vlerave themelore të komunitetit në rajonin e komunës së Likovës”, tha Sadulla Duraku, kryetar i Komunës së Likovës.
 
“Banorët e Matecit dhe regjionit të Likovës tani e tutje do të kenë mundësi që të vijnë e të begatojnë jetën kulturore ndërsa neve na mbetet të shpresojmë se gjeneratat e reja dhe artëdashësit të punojnë me zell dhe të kultivojnë vlerat e mirëfillta”, tha Shirete Elezi, ministre e pushtetit lokal.
 
“Shpresoj se ky object, në këtë object do të vie në shprehje pikërisht ajo aftësi, ajo prirje e shqiptarëve për kulturë që do të pajtoheni të gjithë se e kemi me bollëk”, tha Behixhudin Shehapi,  sekretar shtetror në ministrinë e kulturës.
 
Ndryshe është ky  projekt i realizuar  në kuadër të bashkëpunimit ndërkufitar mes Komunës së Likovës dhe Komunës së Vitisë së Kosovës.
 
Ndërtimi i objekti të Shtëpisë së kulturës ka kushtuar rreth 250 mij euro mjete k ëto të siguruara nga IPA fondet dhe Ministria e Kulturës së RM. 
 
NEXHAT ADEMI