Maqedoni
Rikthehet Hajndël takon Ivanovin dhe Veljanovskin, nesër liderët
19.05.2016 20:54
Zhvillimet e djeshme kanë rikthyer në Shkup ndërmjetësin gjerman Johanes Hajndëll, I cili po realizon takime me krerët shtetëror dhe politik në vend...

Në të gjitha takimet ka dominuar kriza politike në vend. Në kumtesën e kabinetit presidencial, thuhet se “Ivanov ka potencuar që edhe më tej do të vazhdojë të veprojë vetëm në bazë të ligjeve dhe kushtetutës, në interes të Maqedonisë dhe qytetarëve të saj".
Nga kabineti i kryeparlamentarit kanë theksuar se “Veljanovski dhe Hajndëll, u pajtuan se të gjitha partite politike duhet ta lënë mënjanë interesin personal dhe ta vënë në plan të pare interesin e shtetit.”
Qëndrimi i VMRO-DPMNE-së është që qytetarët të kenë mundësi të zgjedhin mes subjekteve politike, ndërsa është e interesuar për gjetjen e zgjidhjes për dalje të shpejtë nga kriza politike.
Siç njoftojnë nga kjo parti, Gruevski ka theksuar se gjat sjelljes së vendimeve VMRO-DPMNE udhëheqet nga parimet kushtetuese ligjet dhe vullneti I qytetarëve, duke I mbrojtur interest e shtetit, pçrandja është e nevojshme gjetje e zgjidhjes me të cilën shpejt do të dilej nga kriza dhe të kthehet shteti drejt përparimit dhe zhvillimit ekonomik.
Ndërsa lideri socialdemokrat ndërmjetësit gjerman i ka thënë se nuk ka ikje nga plotësimi I kushteve nga marrveshja e Përzhinos. Siç njoftojnë nga LSDM, Zaev ka kërkuar anulimin në tërsi të abolimit, ashtu siç ka kërkuar edhe BE, SHBA dhe gjith bashkësia ndërkombëtare, mbajtja e zgjehdjeve sa më shpejtë, me plotësimin e parakushteve të caktuara më parë, nga ana e qeverisë që do të kishte legjitimitet të oorganizojë dhe realizojë zgjedhje.
Edhe Holanda ka filluar angazhim më serioz për tejkalimin e krizës në Maqedoni.
Drejtori i përgjithshëm për bashkëpunim evropian, Robert de Hrout, po qëndron në Shkup me çrast ka takuar krerët e VMRO-së dhe LSDM-së Nikolla Gruevski dhe Zoran Zaev.
GYLTENE SINANI
