Maqedoni

“Revulucioni laraman”, protestat deri në plotësimin e gjitha kërkesave

19.05.2016 21:18

Kanë vazhduar edhe sot protestat e lëvizjes Protestoj. Protestuesit si rëndom sërish para Prokurorisë Speciale I dhanë mbështetje këtij institucioni. .

Më pas ata shkuan para Agjencisë për Shërbime Audio dhe Audio Vizuale, ku hodhën me ngjyrë, ndërsa protestuan edhe para Kuvendit, ku protestuesve iu drejtua edhe deputeti i LSDM-së Goran Sugarevski i cili shprehu mospajtimin me përmbajtjen e ndryshimeve në ligjin për abolim të miratuara në kuvend. 
 
“Paramendoni sot qeveria kriminale VMRO-BDI ka sjellur njëfarë vendimi për ndryshime në ligjin për falje. Por ju nuk jeni për kësisoj vendimesh, ju jeni këtu për të kërkuar tërheqjen e plotë të vendimit për abolim të të gjithë kriminelëve, pa përjashtime”, tha Goran Sugarevski, deputet i LSDM-së. 
 
Protestuesit kerkojne dorëheqjen  e menjehershme te presidentit Ivanov, tërheqjen në tërsi të vendimit për faljen e 56 politikaneve, kyçjen e sektorit civil në bisedimet për zgjidhjen e krizës politike dhe formimin e një qeverie kalimtare e cila do t’i implementojë reformat nga raporti i PRIBE-së.
 
Protestuesit thonë se deri në plotësimin e plotë të këtyre kërkesave ata do të vazhdojnë të dalin rrugëve për të protestuar.  
 
ERSAN PAJAZITI