Maqedoni
LSDM: VMRO-DPMNE dhe BDI sjellin vendime të njëanshme, PDSH: Shkaktarët e krizës, VMRO dhe BDI vazhdojnë veprimet e njëanshme
19.05.2016 16:16
LSDM- nuk merr pjesë në seancën Kuvendore pasi që sipas kreut të Social demokrateve Zoran Zaev, VMRO-DPMNE dhe BDI sjellin vendime të njëanshme...

Sipas tij në kuvend janë propozuar ligje të cilat janë në kundërshtim me interesat e qytetarëve dhe shtetit. Abolim të selektuar nuk mund të ketë, ligji duhet të vlej për të gjithë një njejt tha Zaev duke shtuar se me hapat që ndërrmarrin VMRO dhe BDI kanë varrosur marrëveshjen e Perzhinës.
“Nuk do të jemi pjesëmarrës në vendime të njëanshme të VMRO-së dhe BDI-së. Ligji do të duhet të vlej për të gjithë. Abiolimi duhet tërësisht të shfuqizohet, nga i pari deri tek i fundi. VMRO dhe BDI po sjellin ligj që nuk janë në interes të vendit. Qëllimi i tyre është që të shpëtojnë kriminelët. Nuk mund të ketë anulim selektiv të faljes. Nuk guxon anulimi i faljes të varet nga vullneti i Gjorgje Ivanovit, apo nga kërkesa e individëve të falur. Falja patjetër të jetë tërësisht e anuluar. Ligji patjetër të vlejë njëjtë për të gjithë”, tha Zoran Zaev, lider i LSDM-së.
Saj përket paralajmerimeve se Gruevski do të kthehet në postin e kryeministrit Zaev tha se gjithçka është e mundur kur bëhet fjalë për Kreun e VNMRO_DPMEN-së. “
Të gjithë vendimet e njëanshme vet i shkelën. Edhe vendimin e djeshëm për të kthyer Qeverinë VMRO-BDI, do ta shkelin edhe atë së shpejt Reforma me Gruevskiun nuk janë të mundura" shtoi më tej Zaev.
Ndërkohë nga PDSH-në hapat e dy ditëve të fundit që po ndërrmarin VMRO-DPMNE-së dhe BDI-së janë të papranueshme dhe nuk ndihmojn dialogut politik, por vetëm thellojn krizën politike.
“Shkaktarët e krizës VMRO-BDI, vazhdojnë me veprimet e njëanshme për temat të cilat ishin pjesë bisedimeve dhe për të cilat duheshte të arrihet konsensus në mes të katër partive më të mëdha politike ne vend”, tha Imer Aliu, nga PDSH.
Vazhdimi I dialogut politik dhe implementimi i zgjidhjeve që dalin nga ky proces me ndërmjetësimin të faktorit ndërkombëtarë janë zgjidhja e vetme për tejkalimin e krizës politike thonë nga PDSH.
SANIJE DURAKU
