Maqedoni

Ndryshimi i ligjit për falje, BDI përshëndet vendimin e kuvendit

19.05.2016 19:58

Bashkimi Demokratik për Integrim përshëndet vendimin e sotëm të Kuvendit të Maqedonisë për të ndryshuar Ligjin për Falje...

Bashkimi Demokratik për Integrim përshëndet vendimin e sotëm të Kuvendit të Maqedonisë për të ndryshuar Ligjin për Falje me çka mundësohet zgjidhja e problemit të madh me të cilin ballafaqohet vendi  e që u shkaktua nga vendimi i z. Ivanov nga 13 prilli i këtij viti për të falur 56 persona.
 
"Pas krijimit të mundësive ligjore për tërheqje të faljes, BDI, si palë nënshkruese e Marrëveshjes së Shkupit për tejkalimin e krizës politike, kërkon që z. Ivanov të veproj menjëherë në përputhje me deklaratat e t’ia publike dhe të shfuqizon vendimin e tij për Falje. Gjithashtu, BDI inkurajon të gjithë 56 personat e falur që sa më shpejt që është e mundur të drejtojnë kërkesa deri tek Ivanov për ta tërhequr vendimin e marrë pa pëlqimin e tyre dhe t’i japin mundësi drejtësisë që të zbardh të vërtetën. BDI me përpikshmëri do të punon për të reformuar institucionet në përputhje me pritshmëritë e komunitetit EuroAtlantik dhe fton partitë tjera parlamentare që në mënyrë konstruktive ta ndihmojnë procesin e vështirë reformues që të arrijme deri tek zgjedhjet e besueshme dhe gjithëpërfshirëse", thuhet në njoftimin e BDI-së.