Ahmeti - De Grot, agjenda reformuese kërkon vepra dhe jo premtime; Thaçi: “Marrëveshja e re” politike nga PDSH rruga e vetme për dalje nga kriza
Krerët e BDI- së dhe PDSH-së Ahmeti dhe Thaçi janë takuar me Drejtorin Shtetëror për Bashkëpunim Evropian në Ministrinë e Jashtme të Holandës, Robert De Grot si dhe Ambasadorin holandez në Maqedoni, Viliem Vauter Plomp...

Në këtë takim, kreu i BDI-së, Ali Ahmeti, tha se partia e tij bën politike autonome në interes të komunitetit shqiptar dhe të shtetit në përputhje me agjendën EuroAtlantike dhe nuk është instrument as i VMRO – DPMNE-së as i LSDM-së.
Në takim u diskutua rreth krizës politike në Maqedoni, zhvillimeve të fundit si dhe për hapat e mëtejmë në drejtim të konsolidimit të shtetit dhe të institucioneve.
Ahmeti gjithashtu foli për hapat e BDI-së për rikthimin e Parlamentit, anulimin e zgjedhjeve të 5 qershorit dhe ndryshimet në ligjin për falje.
Delegacioni nga Ministria e jashtme e Holandës u takua edhe me Kreun e PDSH-së Menduh Thaçi.
Kriza politike në vend dhe pikëpamjet e PDSH-së për tejkalimin e kësaj situate si dhe mbarvajtja e Marrëveshjes së Përzhinos ishin në fokus të bisedimeve.
Sipas Thaçit mënyra e vetme për të dalë nga kriza është Marrëveshja e re politke që e ofron partia e tij.
Kreu i PDSH-sëshpalosi ofertën e PDSH-së për daljen nga kriza politike, si dhe për përshpejtimin e procesit të integrimit euro-atlantik.
Ai tha se krahas sfidave me të cilat ballafaqohet vendi, fokusimi në agjendën euroatlantike përmes zbatimit dhe realizimit të reformave të vendosura nga Komisioni Evropian, përfshirë këtu edhe marrëdhëniet ndëretnike, si dhe zgjidhja e tyre konform Marrëveshjes se Re politike që e ofron PDSH-ja, janë rruga e vetme për të dalë nga kriza
