Maqedoni
KSHZ ndërpret të gjitha aktivitetet për zgjedhjet
19.05.2016 21:01
KSHZ ka sjellur vendim për ndërprerjen e të gjitha aktiviteteve përgaditore për zgejdhjet e parakohëshme që ishin paraparë të mbahen më 5 qershor.

Një vendimi i tillë i KSHZ-së vjen pas vendimit të kuvendit për anulimin e zgjedhjeve të 5 qershorit. Konkluzioni për ndërprerjen e të gjitha aktiviteteve përgaditore për zgjedhjet e 5 qershorit u miratua njëzëri nga anëtarët e KSHZ-së me çka ndërprehen edhe të gjitha aktivitetet e komisioneve komunale, Agjencionit për shërbime audio dhe audiovizuele, Komisioni shtetëror për pengimin e korrupcionit,Entit shtetëror të statistikës, dhe Entit shtetëror të revizionit.
