Ivanov edhe formalisht anuloi abolicionin

20.05.2016 15:31

Presidenti Gjorgje Ivanov i ka pranuar dhe nënshkruar ligjet të cilat deputetët i votuan në seancën e djeshme në Parlament...

Deputetët e  VMRO-DPMNE-së dhe BDI-së, votuan ndryshimet në Ligjin për falje, Ligjin për mbrojtje të privatësisë dhe ndryshimet dhe plotësimet në Kodin Zgjedhor, të gjitha në procedure të shkurtuar.

Ligjet hyn në fuqin kur të publikohen në Gazetën Zyrtare. Me ndryshimet në Ligjin për falje, Ivanov ka të drejtë juridike të tërheq vendimet e sjella për abolim në bazë të bindjes së vet, ose me kërkesë të personave që janë falur.