LR-PDSH: BDI vegël për manipulim nga VMRO- DPMNE
Është ky reagimi i sotëm i partisë Lëvizja për reforma në PDSH...

Nisma e BDI për në Gjykatën Kushtetuese për të vlerësuar kushtetutshmërinë e vendimit për shpërbërjen e Kuvendit si dhe shpalljes së zgjedhjeve më 5 Qershor është një manipulim klasik dhe një gafë politike e llojit të vetë kur dihet se BDI së bashku më VMRO-DMNE në 23 e Shkurt e shpërbënë Parlamentin e RM, pa pjesëmarrjen e opozitës dhe pa pëlqimin e faktorit ndërkombëtar.
Është ky reagimi i sotëm i partisë Lëvizja për reforma në PDSH.
Kjo parti vlerëson se deputetët e BDI dhe VMRO-së janë shkelësit më të mëdhenj të Kushtetutës dhe nuk kanë kredibilitet moral dhe politik të kërkojnë vlerësimin e Kushtetutshmërisë të ndonjë vendimi antikushtetues nga Gjykata Kushtetuese.
LR PDSH në mënyrë urgjente kërkon nga të gjitha forcat politike, dhe nga Gjykata Kushtetuese që sa më shpejt të bëj anulimi e vendimit për falje nga ana e Ivanovit, si një vendim anti kushtetues për të qenë të barabartë të gjithë para ligjit e aq më shumë të politikanëve të pandërgjegjshëm që po e mbajnë peng politikën dhe shtetin e Maqedonisë” thonë nga LR-PDSH.
