Hajndëll, interesat shtetërore të vendosen para atij partiak

20.05.2016 15:51

Interesat shtetërore të vendosen para atij partiak...

Këtë e deklaroi i dërgiari special Johanes Hajndll pas takimeve të realizuara me Liderin e BDI-së Ali AHmeti dhe atë të PDSH-së Menduh Thaçi, njofton TVM2.

Sipas diplomatit gjerman gjithmonë ka shpresë për zgjdihjen e ndonjë krizë, por politikanët duhet të kenë parasysh përgjegjësit që kanë.

“Mund të përsëris vetëm atë që e thash edhe dje. Me siguri e keni parë deklaratën e komisionerit Han dhe përfaqësueses së lartë të BE. Nuk mund të shtoj shumë në atë qëndrim, në atë deklaratë është pak a shumë esecna e tërë situatës. Gjithmonë ka shpresë, por janë politikanët vendor ata të cilët duhet të shohin përgjegjësitë e tyre dhe duhet të vendosin interesat e vendit të parat” – tha përfaqësuesi special i Gjermanisë për Maqedoninë, Johanes Hajndëll.

 

Ahmeti, marrëveshja politike vazhdon me kapacitet të plotë

Lideri i  BDI-së gjatë Takimit me diplomatin gjerman Hajndell  ka thënë se  këto veprime rikthyen stabilitetin dhe sigurinë ndërsa janë edhe parakusht për zbatimin e reformave që do të sjellin zgjedhje të besueshme,  thuhet në komunikatën me shkrim të BDI-së. 

“Ahmeti e njoftoi për zhvillimet e fundit në vend me ç'rast përshëndeti vendimin e Gjykatës Kushtetuese pas iniciativës së BDI-së që mundësoi rikthimin e Parlamentit si parakusht elementar për çdo gjë, më pas anuluam zgjedhjet në afat të pacaktuar, njëkohësisht krijuam mundësi ligjore për  terheqje të faljes së Ivanovit, siguruam garanca për vazhdimin e punës së prokurorisë speciale si dhe mbrenda vetëm një dite miratuam disa ligje të domosdoshme reformuese që nevojiten për punën e Komisionit Shtetëror Zgjedhor. Marrëveshja e Shkupit vijon në kapacitet të plotë, me prokurori speciale dhe komision zgjedhor të pavarur, ndërsa Qeveria do të zbaton reformat e parapara me përkushtim.”  thuhet në komunikatën e lëshuar nga partia e Integristëve. 

Ahmeti gjithashtu ngriti nevojën për rikthim të agjendës së zgjidhjes së çështjes së emrit dhe ftoi ndërmjetsin Hajndl që të fokusojnë energjinë në këtë drejtim pasi që të gjitha çështjet e këtij vendi burojnë nga ky problem.

 

Thaçi, VMRO-BDI vazhdojnë me sjelljet e papërgjegjshme

Ndërsa kreu i PDSH-së Menduh Thaçi edhe në takim me diplomatin gjerman Thaçi ka ripërsëritur se shkaktarët e krizës, VMRO-BDI vazhdojnë me veprimet e tyre të njëanshme dhe të papërgjegjshme për çështjet të cilat ishin pjesë e bisedimeve të katër partive më të mëdha politike  dhe duheshte të arrihet konsensus me ndërmjetësimin e përfaqësuesve të SHBA dhe BE.

“Për PDSH-në dhe shqiptarët, kjo sjellje është e papranueshme, thellon krizën politike dhe ngulfat perspektivën euroatlantike të vendit. Thaçi më tej, vlerësoi se rrugëdalja e vetme nga kjo situatë është vazhdimi i dialogut të mirëfillte dhe implementimi i zgjidhjeve që dalin nga ky proces me ndërmjetësim dhe garanca të faktorit ndërkombëtarë, me theks të veçantë për zgjidhjen e çështjes së emrit dhe të marrëdhënieve ndëretnike”, thuhet në kumtesën e PDSHsë.

Thaçi  ka siguruar Ambasadorin Hajndël, se do të vazhdoj të veprojë për ta ndryshuar këtë situatë në vend she se do të pjesë e proceseve demokratike dhe perspektivës euro-atlantike të Maqedonisë.

Ndërmjetësi i ri Johanes Hajndell ka realziuar takim të perbashket edhe me partitë opozitare shqiptare Lëvizja BESA, LR PDSH dhe Uniteti. Edhe në këtë takim është biseduar për krizën aktuale politike në vend dhe gjetjen e mënyrës për të dalur nga e njejta. (Sanije Kasami, TVM2)