Maqedoni
Popovski takim me komesarin Han në Bruksel, hapat e fundit në Maqedoni inkurajuese
20.05.2016 15:54
Marrveshja e Përzhinos është baza themelore për daljen nga kriza politike në Maqedoni...

Marrveshja e Përzhinos është baza themelore për daljen nga kriza politike në Maqedoni, ndërsa ditëve të fundit janë ndërmarr më shum hapa të cilat janë inkurajuese edhe për BE-në, kanë konstatuar shefi i diplomacisë së Maqedonisë Nikolla Popovski dhe komesari për zgjerim të BE-së Johanes Han, gjat takimit një orësh në Bruksel.
“Kishim shum takim të hapur me Han. Parasëgjithash u fokusuam në atë se cilat janë prioritetet kryesore në këtë moment dhe konstatuam se kishte më tepër hapa që kanë ndodhur ditëve të fundit të cilat shkojnë në drejtimin e duhur. Ato në një far mënyre janë inkurajim për Komisionin Evropjan në drejtim të ruajtjes së rekomandimit për bisedime me BE-në për anëtarësim të Maqedonisë”, tha Nikolla Popovski, shefi i diplomacisë së Maqedonisë.
Popovski thot se duhet bërë edhe më shum përpjekje prandaj edhe do të jetë në fokusin e bisedimeve tona që nëpërmjet reformave ti bindim partnerët tanë në BE se është me rëndësi që Maqedonia të mbetet në agjendën e integrimeve.
Sipas Popovskit gjithçka që do të bëjë vendi në këtë periudhë do të ndikojë në trasimin e rrugës euro-atlantike. Poposki, në Bruksel është takuar edhe me ministrin e jashtëm gjerman, Frank Walter Steinmeier, ku poashtu është bërë fjalë për krizën politike në vend.
Në këtë temë është biseduar edhe në takimin me ministrin e jashtëm grek, Nikos Kotzias, ku poashtu është biseduar edhe për masat për ndërtimin e mirëbesimit.
Poashtu minsitri Popovski me ftesë të sekretarit të përgjithshëm të NATO-s Jens Stolltenberg, po merr pjesë edhe në takimin ministror, në kuadër të Këshillit të NATO-s dhe partnerëve operativ në misionin “Mbështetja vendimtare”.
GYLTENE SINANI
