Naser Zyberi: Ndryshimet mundësi për qasje selektive
Presidenti Gjorge Ivanov i ka pranuar dhe ka nënshkruar ligjet të cilët deputetët i votuan në kuvend....

Presidenti Gjorge Ivanov i ka pranuar dhe ka nënshkruar ligjet të cilët deputetët i votuan në kuvend gjatë ditës së djeshme midis të cilëve edhe ndryshimet në Ligjin për falje. Me ndryshimet, Ivanov ka të drejtë juridike të tërheq vendimet e sjella për abolim në bazë të bindjes së vet, ose me kërkesë të personave që janë falur.
Por eksperti juridik Naser Zyberi nuk pret se këto ndryshime do të zgjidhin problemin. Sipas tij ndryshimet i ndodhin një neni inekzistent ndërsa si i tillë do të hap rrugën presidentit për qasje selektive.
“Këto ndryshime bëhen në një nen inekzistent sepse neni 11 i ligjit për falje në vitin 2009 është abroguar ai nuk ekziston dhe prandaj ndryshimet në nenin 11-a bëhen në një nen inekzistent. E dyta po që se hy në fuqi kshtu siç është ky ligj edhe pse juridikisht ai do të jetë inekzistent por praktikisht do të prodhon efekte në atë rast do t’i jepet mundësi kryetarit shtetit që të bëjë faljen në mënyrë selektive që do të thotë nga 57 persona që e përfshirë ne vendimin e tij për falje një pjesë e tyre mund të bëjnë kërkesë për revokim të vendimit për falje por një pjesë e tyre mund të mos kërkojë revokim për falje” – tha eksperti juridik, Naser Zyberi.
Gjithë opinioni i brendshëm dhe ndërkombëtarë kërkonte shfuqizim në bllok të të gjitha vendimeve për falje thotë Zyberi duke shtuar se vetëm një zgjidhje e tillë mund ti kontribonte tejkalimit nga situata.
“Faktori ndërkombëtarë SHBA, Ministria e Jashtme e Gjermanisë dhe në përgjithësi Unioni Europian kërkojnë dhe insistojnë që vendimi i presidentit të jetë i plotë dhe i tërësishëm gjithpërfshirës që do të thotë të gjitha 56 vendimet për falje dhe abrogimi në total i gjitha vendimeve vetëm aim und ta nxjerrë situatën prej këtij ngërçi politik në të cilën gjende mi” - deklaroi eksperti juridik, Naser Zyberi.
Zyberi gjithashtu nënvizon se ndryshimet edhe më tepër do ta thellojnë hendekun, tani edhe mes vetë personave të përfshirë me procesin e faljes sepse disa do të mbeten të falur ndërsa disa jo thotë ai. (Naim Ramadani, TVM2)
