LIGA EVROPA

Napoli eliminohet, Juve i falet maestros Pirlo

21.03.2014 10:56

Pas barazimit 1:1 në ndeshjen e parë, dhe barazimit pa gola gjatë pjesës së parë në takimin e sontshëm në “Artemio Franki”, maestro Pirlo me një goditje precize nga gjuatja e lirë në minutën e 71-të mposhti portierin vendas………

Një super gol i shënuar nga ana e Pirlos në minutën e 71-të, i ka mjaftuar Juventusit për tu kualifikuar në mesin e 8 skuadrave më të mira në Liga Evropa, duke mënjanuar nga garat e mëtejshme Fiorentinën.

Pas barazimit 1:1 në ndeshjen e parë, dhe barazimit pa gola gjatë pjesës së parë në takimin e sontshëm në “Artemio Franki”, maestro Pirlo me një goditje precize nga gjuatja e lirë në minutën e 71-të mposhti portierin vendas, duke i dhuruar në këtë mënyrë fitoren dhe kualifikimin për në çerekfinale, “Zonjës së Vjetër”.

Benfika gjithashtu siguroi vizën për në çerekfinale, pas një barazimi 2:2 në teren vendas përballë Totenhamit. Skuadra portrugeze kishte shënuar fitore 3:1 në ndeshjen e parë në “Vajt Hart Lejn”, ndërsa sonte falë golit të shënuar nga Esekiel Garaj avansoi gjatë pjesës së parë, mirëpo dy gola të shpejtë të shënuar brenda një minute nga ana e Naser Çadli, shuajtën publikun në “Estadio da LUZH”, duke kthyer paqartësitë në këtë ndeshje.

Në ato momente Totenhamit i nevojitej vetëm edhe një gol për të dërguar ndeshjen në vazhdime, mirëpo që një gjë e tillë nuk ndodhi, pasi Benfika falë golit të shënuar në sekondat e fundit të ndeshjes përmes rezervistit Lima nga penaltia, barazoi rezultatin në 2:2.

Az Alkmari edhe përkundër barazimit pa gola si mysafir ndaj Anzhi Makaçkallas, në fund iu gëzua kualifikimit për në çerekfinale, edhe atë duke iu falënderuar vetëm fitores minimale (1:0) nga ndeshja e parë në Holandë.

Valencia edhe në ndeshjen e dytë mundi Ludogrecin, dhe me rezultatin e përgjithshëm 4:0 u kualifikua për në çerekfinale, atje ku vendin e saj e siguroi edhe skuadra e Portos pas barazimit 2:2 në transfertën e Napolit.

Ishte kjo një super ndeshje ku përveç golave të shënuar, nuk munguan edhe golat, ndërsa i pari që shënoi ishte Goran Pandev në minutën e 21-të.

Ky rezultat me të cilin Napoli ishte barazuar me Porton, ishte valid vetëm deri në minutën e 69-të, atëherë kur algjeriani Nabil Ghilas barazoi shifrat në 1:1, ndërsa nuk vonoi shumë dhe 7 minuta më pas, pas një kryevepre të Kuaresmas, Porto për herë të parë në këtë ndeshje avansoi përballë Napolit.

Barazimin skuadrës “napolitane” në këtë ndeshje i’a solli Duvan Zapata.

Bazeli i Taulant Xhakës dhe Arlind Ajetit eliminoi Salzburgun e Valon Berishes, duke shënuar fitore në transfertë 1:2.