Turqi, aleati i Erdoganit, kryeministër i ri
20.05.2016 16:08
Partia për Drejtësi dhe Zhvillim e Turqisë ka zgjedhur Binali Yildirimin si kandidat për lider të saj. Yildirim, i cili aktualisht është ministër i Transportit, shihet si ndihmës i afërt i presidentit Erdogan...

Yildirim, 60 vjeç, do të konfimohet si lider i ri i Partisë për Drejtësi dhe Zhvillim në një kongres të jashtëzakonshëm, që do të mbahet të dielën. Lideri i partisë merr automatikisht rolin e kryeministrit.
Kryeministri në largim, Ahmet Davutoglu,dha dorëheqje pasi doli kundër planeve të Erdoganit për të forcuar pushtetin e tij.
Presidenti Erdogan shpreson ta lëvizë Turqinë nga sistemi parlamentar në sistemin presidencial.
