Maqedoni
Gjykata penale vendosi dënim me kusht për protestuesit
20.05.2016 16:37
Dënim me kusht, shqiptoi sot Gjykata penale për dy protestuesit që ishin pjesë e demolimit të zyrës Popullore të presidentit, Nikolla Arizanov dhe Filip Nakovski...

Dy të akuzuarit pranuan fajin për pjesëmarrje në turme, ndërsa gjykata pas disa seancave mori vendim për denim me kusht.
Arizanov mori dënim me kusht prej gjashtë muajsh, në qoftë se në dy vitet e ardhshme nuk e përsërit veprën. Ai pranoi se kishte qenë në protestë pas vendimit të faljes, por nuk ka thyer gjë.
Gjykata vendosi ta dënojë Nakovskin me dënim me kusht prej një viti, në qoftë se në tre vitet e ardhëshme nuk e përsërit veprën. Para gjykatësit tha se ka protestuar, por nuk është sjellë si huligan.
Më parë dënim me kusht prej tre muajve deri në një vit i është shqiptuar studentin Borjan Eftimov. Dënim për vepër penale pjesëmarrje në turmë presin edhe anëtarët e së "Majtës", Zdravko Savevski dhe Vlladimir Kunovski.
Gjykata ka përcaktuar edhe dëmin prej 522 mijë denarë, që sipas avokatëve është vlerë e fryrë, me siguri do të ndahet në mënyrë solidare me të gjithë të akuzuarit deri tani.
"Sinqerisht ne kemi një rezultat dhe mendim tjetër ku kjo shumë është shumë më e vogël. Vlera mundet të korrigjohet edhe më tej duke marrë parasysh se për këtë akt kriminal të njëjtën ditë, ka edhe procedura të tjera ku ka edhe të pandehur të tjerë”për të cilët duhet të prononcohet gjykata, do të shohim”, tha Vladimir Danailov, avokat.
