Maqedoni

Falsifikimi i letër njoftimeve, Çaush: Kërkon përjashtim të gjykatësit dhe prokurorit

20.05.2016 17:05

Zahir Bekiri-Çaush i akuzuari për falsifikim të letër njoftimeve në senacën e sotme gjyqësore në Gjykatën Penale...

Zahir Bekiri-Çaush i akuzuari për falsifikim të letër njoftimeve në senacën e sotme gjyqësore në Gjykatën Penale kërkoi që nga procesi gjykues ndaj tij të përjashtohet gjykatësi dhe prokurori dhe njëkohësisht akuzoi për diskriminim fetar dhe montazh flagrant ndaj tij. Pala mbrojtëse thotë se i gjithë procesi është kontestues pasi që mungojnë shumë dëshmi.
 
“Për mua sot është më me rëndësi ajo që mësuam nga ekspertët se gjithë dokumentacioni, letër njoftimet  dhe lidhëshmëria për ndonjë fabrik falsifikimi janë më se kontestuese. Mendojë se pala akuzuese e ka shumë të vështir ta dëshmoj këtë, pasi që mungojnë shumë dëshmi për këtë proces gjykues.  Parashtroj pyetjen a mund të prodhojnë ato pajisje të gjetura te shtëpia e Zahir Bekiri- Çaush letërnjoftime të tilla siç akuzon pala akuzuese. Ju dëgjuat sot se ai letër njoftim i cili është dhënë në ekspertizë duhet  të përpunohet shtesë, në një makin të veçantë në rast se e njëjta paraprakisht nxjerët në makin kopje. Në këtë rast asnjë makin të tillë për përpunimin e letërnjoftimeve të falsifikuara nuk është gjetur te shtëpia e Zahir Bekiri- Çaush dhe as nuk është dhënë një gjë e tillë si dëshmi para gjkatës. Atëherë për çfarë fabrikë falsifikimi flasim ne kur mungojnë veglat dhe pajisje të veçanta”, tha Miroslav Vujiq, avokat mbrojtës.
 
Ekspertët gjykues të cilët i kanë analizuar kompjuterët e Zahir Bekiri-Çaush para Gjykatës Penale thanë se letërnjoftimet të cilët i ka pas burimi dhe ja ka dhënë gazetarit Ljubisha Arsiq i cili e zbuloi aferën e letër njoftimeve të falsifikuara, janë identik me letërnjoftimet e të gjetura në kopjuterin e Çaushit.
 
Për palën mbrojtëse është kontestuese se në ekpertizë mungojnë të dhënat  për kohën e vendosjes së tyre në kopjuterin e Çaushit dhe vëllait të tij, aty ku janë krijuar formularët prandaj ata dyshojnë për manipulim eventual me materijalin dëshmues.
 
Seanca e ardhshme gjyqësore për këtë rast është e cakutar për 26 maj ku do të merret vendim për kërkesën e Zahir Bekiri- Çaush.
 
REXHEP QAMILI