Futboll

Përfundon sezoni në LPFM: Vardari kampion, Shkëndija në Europë, Shkupi dhe Renova mbeten në elitë

20.05.2016 17:08

Me takimet e xhiros së fundit të raundit të play offit, edhe zyrtarisht u ul sipari për sezonin futbollistik...

Me takimet e xhiros së fundit të raundit të play offit, edhe zyrtarisht u ul sipari për sezonin futbollistik, 2015-2016 në vendin tonë, pas të cilit, Vardari do të prezantoj vendin tonë në Ligën e Kampionëve, ndërsa Shkëndija, Rabotniçki dhe Sileksi, në Ligën Europa.
 
E gjithë kjo, pasi Vardari edhe njëherë, për herë të nëntë prej mëvetësimit e këtej, u shpall kampion i Maqedonisë, duke e mbrojtur titullin e fituar edhe vitin e shkuar. 
 
Nga ekipet shqiptare që na përfaqësuean sivjet në Ligën e Parë, Shkëndija pak a shumë I arriti pritshmëritë, Shkupi befasoi këndshëm me plasmanin në play off, ndërsa Renova, edhe përkundër sezonit zhgënjyes, në fund e arriti qëllimin dhe mbijetoi. 
 
“Kuqezinjët” nga Tetova, me kushte dhe financa europiane, aspiratat në fillim të sezonit I kishin për titull të dyfishtë, ndërsa në fund, mbetën të kënaqur me kupën e fituar, për herë të parë në histori, derisa në kampionat, nuk ia dolën të tejkalojnë Vardarin dhe mbetën me pesë pikë mbrapa kampionit.
 
Disa hapa falso të skuadrës, pas lëndimit të Ferhan Hasanit në pjesën e dytë të sezonit vjeshtor, e kushtuan shtrenjtë ekipin tetovar, I cili pa dyshim që kishte forcë dhe kapacitet, të shpallet edhe kampion. Megjithatë, kjo dëshirë mbetet të realizohet vitin e ardhshëm. 
 
Nga ana tjetër, Shkupi, që e nisi sezonin me Zekirija Ramadanin në krye, ndërsa e përfundoi me Visar Ganiun, befasoi këndshëm dhe pothuajse në asnjë moment, nuk u vu në dyshim mbijetesa e skuadrës në shoqërinë elitare, qëllim që ishte caktuar nga kryesia në fillim të sezonit. Ekipi nga Çairi, u plasua në fazën e play offit, bile kishte mundësi të garoj edhe për pozitat që shpiejnë në Europë, por nuk forcoi shumë, pasi prej më parë ishte e qartë që skuadra sivjet nuk do të mund të luaj jashtë vendit, shkaku i problemeve administrative.
 
Tani, për Shkupin mbetet që të mbaj skelein e futbollistëve, që është një gërshetim mjaft I mirë mes lojtarëve me përvojë dhe të rinj, dhe me disa përforcime gjatë verës, vitin e ardhshëm, përfundimisht të synoj daljen në Europë. 
 
Ndërkohë, prej ekipit të Renovës, është pritur shumë më shumë, veqanërisht pas disa transferimeve të bëra gjatë afatit kalimtar të dimrit. Megjithatë, ekipi I drejtuar nga tekniku Qatip Osmani, në edicionin vjeshtor nuk ishte në formë, ndërsa gjatë pranverës vuajti shumë largimin e golashënuesit më të mirë, Izair Emini, gjë që e detyroi skuadrën të garoj për ekzistencë, në play out.
 
Këtu, gjipsarët u gjetën shumë mirë dhe në gjashtë ndeshje, regjistruan poaq fitore, duke mbetur të sigurt edhe për vitin e ardhshëm në shoqërinë elitare në vendin tonë, nga e cila sivjet u larguan Mlladosti dhe Metalurgu, ku u bashkuan Pobeda dhe Makedonija Gj.P., ndërsa për vendin e dhjetë dhe të fundit sezonin e ardhshëm, mbetet të takohen Horizont Turnova si e teta nga liga e parë dhe Pelisteri si i treti nga liga e dytë.
 
Mustafa Ademi