Basketboll

James i pandalshëm, Cavaliers mposht Toronton dhe thyen rekord

20.05.2016 17:11

Cleveland hedh edhe një hap tjetër drejt titullit kampion në Konferencën e Lindjes, pas triumfit 108-89 të arritur ndaj Torontos në finalen e dytë të play off-it...

Cavaliers udhëheqin 2-0 serinë e ndeshjeve finale, duke i fituar të dyja takimet e luajtura në fushën e tyre, ndërsa tani seria spostohet në fushën e skuadrës kanadeze. Një ndeshje magjike e LeBron James, që realizoi tripëll dabëll me 23 pikë, 11 kërcime e poaq asiste, më i miri në fushë, lider I vërtet për vendasit.
 
Për Cleveland, shënuesi më i mirë ishte Irving me 26 pikë, duke bërë edhe ai diferencën në parket me lojën e tij, mbështetur edhe nga Love me 19 të tjera.
 
Një treshe që i dha një “leksion” të mirë skuadrës kanadeze. Për Toronton u dallua vetëm DeRozan me 22 pikë, ndërsa pjesa tjetër e skuadrës kanadeze bëri një ndeshje jo të mire, edhe pse më shumë pikë u realizuan nga lojtarët e stolit.
 
Avantazhi 2-0 i Cavaliers I afron edhe më shumë ata me finalen e madhe të NBA-së.