Futboll
Xhaka drejt Arsenalit
20.05.2016 17:20
Mesfushori kosovar Granit Xhaka, pritet të nënshkruaj kontratë me skuadrën londineze Arsenal, njoftojnë mediat angleze...

23-vjeçari ka arritur marrëveshje personale me drejtuesit e klubit përderisa është duke pritur që marrëveshje të arrihet edhe ndërmjet dy klubeve.
Xhaka ndodhet në Londër, për t’i kryer testet mjekësore dhe është vetëm çështje kur pritet të bëhet zyrtare transferimi i tij në Arsenal.
Drejtuesit e klubit londinez shpresojnë që ta kryejnë shumë shpejtë punën me Xhakën. Pas kësaj, Arsenalit i mbetet të arrijë marrëveshje edhe me Borussia Monchengladbachun.
Skuadra gjermane ka kërkuar 30 milion funte për Xhakën, derisa Arsenali ka ofruar vetëm 20 milion.
Drejtuesit e të dyja ekipeve kanë pasur takime të shpeshta këtë javë duke kërkuar të finalizojnë marrëveshjen para fillimit të kampionatit evropian.
Xhaka ka shkëlqyer këtë edicion në kampionatin gjerman duke bërë që shumë ekipe të shprehin interesim për të si Atletico Madrid dhe Milan, por si duket futbollisti prishtinas ka vendosur për Arsenalin.
