Futboll

Tërhiqet shorti për ndeshjet e barazhit

20.05.2016 17:22

Sot në kompleksin “Shtëpia e futbollit” është tërhequr shorti për ndeshjet e balotazhit për plotësimin e ligës së dytë të Maqedonisë në futboll...

Skuadra kumanovare Goblen për kundërshtar do të ketë Akademija Pandev. Novaci do të përballet me Lubancin që garoi në ligën e dytë, ndërsa çiftin e tretë e përbëjnë kampioni i ligës së tretë- perëndim, Vardari nga Forina ose Skënderbeu dhe Vardar Negotino.
 
Ndeshjet e para luhen më 25 maj (e mërkurë) me fillim prej orës 16:00, ato të kthimit me 29 maj (e diel) ora 16:00.
 
LIGA E DYTË – BALOTAZH
 
Gobleni – Akademia Pandev
Lubanci – Novaci
Vardar N. – Vardar F. / Skënderbeu
 
Ndeshjet e para: 25 maj
Ndeshjet kthyese: 29 maj