Maqedoni

Analistët: Ndryshimet rëndojnë situaten politike

20.05.2016 17:38

Konvokimi i Seancës Parlamentare për shtyerjen e zgjedhjeve të 5 qershorit për një afat të pacaktuar ishte një sinjal shprese dhënës për fillimin e zgjidhjes së krizës politike në vend, ka vleresuar analisti politik Albert Musliu...

Sipas tij tërheqja e ministrave teknik të LSDM-së, nga qeveria, ndryshimet kadrovike në MPB, si dhe terheqja e pjeserishme e abolimit nga ana e presidentit  i kanë  dhënë dimension tjetër zhvillimeve politike në vend.  
 
Këto ndryshime edhe më tepër kanë rënduar situatën politike, për shkak të pakënaqesive të disa partive politike me vendimet e fundit parlamentare.
 
“Në momentin kur mendum se do të fillojë zhbllokimi i gjithë asaj që ndodhte para seancës së parë të parlamentit  kur u anulua mbajtja e zgjedhejve të parakohshme më 5 qershor gjithsesi ai moment ishte për t’u përshëndet, nga ana tjetër  ndodhi edhe séanca e pranimit të dorëheqjeve të cilat ishin të deponuar  te kryemninstri  në momnetin kur VMRO insistonte të shkojë në zgjedhje edhe pse partnerët ndërkombëtar konkludonin se nuk janë krijuar kushte,  për atë edhe gjithë zhbllokimit të atij ngërqi i dha një kahje tjetër, dhe në mënyrë plotësuese u ngarku me sjelljen e ligjit për abolicionin me të cilin nuk u plotësu i gjithë kushti për tërhekjen e të gjithë abolicioneve”, tha Albert Musliu, analist politik.
 
Nga Marrëveshja e Përzhinës nuk kemi rezultatet e pritura, por megjithatë situate është vazhdimisht në levizje, prandaj ende nuk dihet se cili do të jetë epilogu perfundimtare, thotë analisti Petar Arsovski.
 
“Nga Marrëveshja e Përzhinës ajo që ka mbetur gjallë është kthimi i opozitës në parlament  si dhe ndalja e publikimit të bombave, rezultat tjetër nuk kemi. Sidoqoftë jemi në mes të situatës dhe të shohim si do të rrjedhin punët, si do të jetë përbërja e qeverisë teknike, cila do të jetë data e zgjedhjeve, cilat reforma do të zbatohen, si do të tërhiqet abolicioni në mënyrë parciale apo të përgjithshme, siç insiston bashkësia ndërkombëtare. Pra deri sa të kryhen këto punë nuk mundemi të japim vlersime për konturën e zgjidhjes së përgjithshme të krizës”, tha Petar Arsovski, analist politik.
 
Sipas analistëve, përqëndrimi dhe angazhimi më i madh i diplomatëve ndërkombëtarë I cili do të vazhdojë edhe në periudhen që vijon, deshmon se gjuha diplomatike do të jetë edhe më e ashpër dhe ndoshta do të shkojnë edhe me sankionet e nevojshme.
 
NERMIN MULAKi FEJZULLAU