Maqedoni

LSDM-ja e akuzoi Peshevskin për përplasje të interesave

20.05.2016 18:01

LSDM akuzon se zv kryeministri për cështje ekonomike Vlladimir Peshevski posedon off shore kompani në Qipro, dhe për këtë gjë nuk është deklaruar...

Zëdhënësi I LSDM-së Petre Shilegov ka kërkuar nga Komisioni për parandalimin e korrupsionit që të hap lëndë hetimi i cili sipas shilegovit lidhur me këtë rast po hesht.
 
“Përse paratë nga honoraret për shërbime konsultimi kanë shkuar perms  off shore kompanive në Qipro. Sa të ardhura ka paraqitur dhe sa ka paguar tatim për ato të ardhura në Maqedoni. Çfarë ka fshehiur Peshevski gjatë viteve të kaluara. Peshevski këndonte këngë patriotike në mitingjet e VMRO-DPMNE-së, por nuk ka pasur problem në Qipro të regjistrohet me reference FYROM, ja sa është I dukshëm patriotizmi I  rrejshëm I kreut të VMRO-DPMNE-së”, tha Petre Shilegov, zëdhënësi i LSDM-së.
 
Sipas zëdhënësit të LSDM-së, ky rast është edhe një tjetër deshmi se falja duhet të anulohet tërëshisht dhe çdokush që e ka shkelur ligjin duhet të përgjigjet dhe do të përgjigjet.
 
BELINDA KOKA ADEMI