LIGA E KAMPIONEVE

Barcelona – Atletiko dhe Mançester J. – Bajern, dy përballjet joshëse në LK

21.03.2014 13:54

Sot në mesditë është hedhur shorti në kuadër të Ligëës së Kampionëve, ku janë mësuar emrat e skuadrave që do të përballën ndërmjet vete, për të siguruar një biletë për në gjysmëfinale….

Sot në mesditë është hedhur shorti në kuadër të Ligëës së Kampionëve, ku janë mësuar emrat e skuadrave që do të përballën ndërmjet vete, për të siguruar një biletë për në gjysmëfinale.

Përballje interesante pritet të jetë ajo ndërmjet dy ekipeve spanjolle, Barcelonës dhe Atletiko Madridit, ndërsa jo më pak interesante pritet të jetë edhe përballja ndërmjet kampionit të Anglisë, Mançester Junajtedit dhe kampionit të Gjermanisë, Bajern Munihut.

Real Madridi, do të luaj kundër Dortmundit, dhe pritet ti hakmerret për ato mënjanimet që skuadra gjermane ia bërë në dy vitet e fundit, ndërsa në ndeshjen e fundit çerekfinale do të përballen Paris Sen Zhermeni i Loren Blan dhe Çelzi i Hoze Murinjos.

Ndeshjet e para ndërmjet Barcelonës dhe Atletiko Madridit si dhe ajo ndërmjet Mançester Junatedit dhe Bajern Munihut në program janë me datë 01 prill, ndërsa ato kthyese me 09 prill, ndërkohë dy ndeshjet tjera në program janë me 02 dhe 8 prill. (infOSport.mk)