Maqedoni
Zhelinë përurohet salla e re sportive
20.05.2016 18:21
Në komunën e Zhelinës u përuruan salla e re sportive me rastin e 75 vjetorit të shkollës fillore Luigj Gurakuqi në Zhelinë...

Me fillimin e vitit të ri akademik 2016/2017, nxënësit do të kenë mundësi që edhe pjesën praktike në lëndën e edukatës fizike të zhvillojnë në sallën e re e cila është ndërtuar sipas gjitha kushteve bashkëkohore.
“Duke dëshmuar me vetëdije të lartë se investimi në arsim është investimi në ardhmëri. Komunës së Zhelinës as një herë nuk i ka munguar përkrahja nga pushteti qendror gjithmonë nga dikaster të ndryshëm nga ministria me lobimë pozitiv nga deputetët , drejtorët kemi arritur të realizojmë një numër të madh projektesh”, tha Fatmir Izairi, kryetari i komunës së Zhelinës.
“Po e përurojmë ndërtimin e sallës shkollore në Zhelinë, që është e Modelit të 2-të me një sipërfaqe prej 1300 metra katrorë, me tribunë dhe me të gjitha pajisjet e tjera që do të shërbejnë për sport, në futboll, hendboll, volejboll dhe gjimnastike. Pra, në të do të mund të praktikohen të gjitha sportet që janë pjesë e procesit edukativ-arsimor”, tha Pishtar Lutfiu, minister i arsimit.
Ministria e arsimit do te vazhdoje investimet e tilla jo vetem ne objekte sportive por edhe ne ndertimin dhe riparimin e shkollave dhe per ngritjen e cilesise ne arsim premtoi Luftfiu.
VISAR SADIKI
