Botë

Parlamenti i Turqisë - Deputetët turq ndiqen penalisht nëse mbrojnë çështjen kurde

20.05.2016 19:42

Parlameti turk ka miratuar së fundmi një ligj për heqjen e imunitetit të deputetëve, duke i hapur rrugën prokurorëve që të ndjekin penalisht ligjvënësit që mbrojnë çështjen kurde në Kuvend...

Reforma e cila kaloi me 367 vota pro në Parlamentin me 550 vende është kritikuar ashpër nga perëndimorët, të cilët e shohin këtë ligj si një tjetër përpjekje për të kushtëzuar lirinë e dy partive kryesore opozitare të cilat janë Partia Demokratike e Popullit si dhe Partia Republikane. Të dyja këto forca politike kanë mbajtur një qëndrim pro-çështjes kurde.
 
Parlamenti i Turqisë ka aprovuar një ligj mjaft të kritikuar, i cili do t’i lejojë prokurorët që të ndjekin penalisht deputetët në rast se këta të fundit do të mbrojnë cështjen kurde. Në bazë të këtij ndryshimi, i cili u mbështet nga 367 deputetë në kuvendin me 550 vende, ligjvënësit turq nuk do të kenë më imunitet.
 
Sipas kryeparlamentarit, Ismail Kahraman, kjo shumicë e lejon ratifikimin e menjëhershëm të reformës, pa patur nevojën e një referendumi.
 
Ligji është cilësuar si një tjetër përpjekje për të kufizuar lirinë e shprehjes për dy partitë kryesore opozitare të cialt janë Partia Demokratike e Popullit si dhe Partia Republikane. Të dyja këto forca politike e kanë mbështetur idenë e dhënies së autonomisë ndaj kurdëve në rajonin jug-lindor të vendit.
 
Qeveria e Turqisë i konsideron militantët kurdë një organizatë terroriste që kërkon të sjellë destabilitet, pavarësisht kritikave të bëra nga ndërkombëtarët. Përfaqësuesit e Bashkimit Europian kanë kërkuar që Ankaraja zyrtarë të bëjë përpjekje për ndryshimin e ligjeve të terrorizmit, si kriter thelbësor për avancimin në procesin e liberalizimit të vizave, kërkesë që nuk është marrë parasysh nga Turqia.
 
Presidenti Erdogan është shprehur se ky ligj shërben për të luftuar ekstremistët dhe se madje është brenda standarteve europiane. Ligji i sapomiratuar për heqjen e imunitetit të deputetëve si dhe mos-ndryshimi i ligjeve për terrorizmin kërcënon seriozisht lëvizjes e lirë të qytetarëve turq.
 
Mos-marrëveshjet mes Bashkimit Europian dhe Turqisë mund cojnë gjithashtu në anulimin e marrëveshjes për menaxhimin e krizës së emigrantëve./Oranews.