Maqedoni
Ahmeti: BDI ka investuar qe situata te mos eskaloje
20.05.2016 20:33
Kryetari I BDI-së Ali Ahmeti duke folur për situatën aktuale politike tha se vendi ka qenë në krizë të thellë politike

Kryetari I BDI-së Ali Ahmeti duke folur për situatën aktuale politike tha se vendi ka qenë në krizë të thellë politike që është dashur të menaxhohet, dhe Bdi ka investuar mjaftë energji që kjo stuatë të mos eskalojë.
Ai tha se mos mbajtjen e zgjedhjeve më 5 qershor dhe rikthimin e parlamentit e kanë kërkuar të gjithë si faktori ndërkombëtarë, por edhe forcat politike opozitare në vend, moment i cili edhe ndodhi dhe tani duhet që vendi ti kthehet përparimit.
“Ky moment ndodhi, dhe tani njerëzit duhet të kthejnë besimin se në këtë vend mund të përparohet, se në këtë vend mund të ecet përpara, por të gjitha forcat politike duhet ta tejkalojnë veten. Të mos vendosin prioritet qëllimet e tyre të politikave ditore, por të vendosin prioritet politikat largëpamëse dhe të dobishme për të gjithë qytetarët e Republikës së Maqedonis. Ne kemi nevojë për stabilitet, për qetësi, përparim ekonomik, ligje që garantojnë siguri te investitorët për vende të reja pune”, tha Ali Ahmeti, kryetar i BDI-së.
Lidhur me çështjen aktuale politike, tre ditë pasi Kuvendi përsëri filloi me punë, ndërsa opozita ishte larguar nga qeveria e re nga VMRO-DPMNE, thonë se Marrëveshja e Përzhinos nuk është e vdekur, nuk do të kërkohet anulim i Prokurorisë speciale, dhe nuk ka qenë e planifikuar që LSDM të vijë në pushtet pa zgjedhje.
ADNAN HAJDARI
