Maqedoni

“Revolucioni laraman”, “Protestoj” kthehet në “bllokoj dhe okupoj”

20.05.2016 21:00

Kanë vazhduar edhe sot protestat e “Revolucionit Laraman”. Protestuesit janë mbledhur para prokurorisë special publike, si zakonisht për ti dhënë mbështetje punës së këtij institucioni...

Ndërsa më pas marshuan drejt Kuvendit, ku gjatë rrugës hodhën me ngjyra ndaj ministrisë së drejtësisë dhe portës triumfale.
 
Protestuesit kanë dalë në protesta me disa kukulla me fytyrat e Gruevskit, Mijalkovit, Jankulovskës dhe Janakievskit të cilëve iu kanë vendosur pranga.
 
Nga lëvizja Protestoj thane se çdo ditë u bëjnë thirrje të gjithë qytetarëve dhe qytetareve, veçanërisht për ata që ende nuk iu kanë bashkuar protestave, të bashkëngjiten – këtë duhet ta bëjnë në një mënyrë që ata të mund vetë të japin mesazhin siç ata mendojnë.
 
Protestuesit mbeten të qëndrimit se nuk do të dorëzohen deri në plotësimin e plotë të kërkesave të tyre.
 
Ndërsa thonë se nuk pajtohen me  miratimin e ndryshimeve të ligjit për abolim, pasi që sipas tyre vendimi për abolim duhet të tërhiqet tërësisht, gjithashtu kërkojnë edhe dorëheqjen e presidentit Ivanov, deklarimin e gjykatës kushtetuese për kushtetutshmërinë e Prokurorisë speciale Publike dhe formimine një qeverie kalimtare e cila do ti implementojë deri në fund reformat nga raporti i PRIBE-së.
 
Ata kërkojnë që edhe sektori civil që kyçet në bisedime për zgjidhjen e krizës politike në vend. Kjo ishte protesta e 30 me rradhë e lëvizjes Protestoj.
 
ERSAN PAJAZITI