Botë
Autoritetet kineze arrestuan 135 persona për tregti ilegale me vaksina
21.05.2016 12:13
Autoritet në Kinë arrestuan 135 persona në 22 provinca për tregti ilegale me vaksina, edhe një skandal që e prishi besimin e opinionit në vend për sigurinë e vaksinave...

Urdhëra për arrest janë dhënë kundër 125 personave, të cilët janë marrë me biznes të vaksinave pa pasur leje, njoftoi prokuroria kombëtare.
Dhjetë nëpunës të lartë shëndetësorë janë arrestuar për pakujdesi. Ata kanë punuar në qendra lokale për shëndet publik dhe me qëllim i kanë blerë dhe shfrytëzuar ndaj njerëzve vaksinat e kundërligjshme./mia
