Maqedoni

Shënohet Dita Botërore e mjekut familjar

21.05.2016 12:25

Në organizim të Shoqatës së mjekëve për mjekësi të përgjithshme dhe familjare të Maqedonisë, ndërsa në bashkëpunim me Asociacionin për hipertension të Maqedonisë...

Në organizim të Shoqatës së mjekëve për mjekësi të përgjithshme dhe familjare të Maqedonisë, ndërsa në bashkëpunim me Asociacionin për hipertension të Maqedonisë, sot në sheshin para Shtëpisë përkujtimore "Nënë Tereza" do të shënohet Dita Botërore e mjekut familjar. 
 
Nën moton "Nëse e di numrin tënd?" do të bëhen matje falas të tensionit të gjakut me ndarjen e këshillave dhe broshurave nga ana e peronsave profesionistë. 
 
Dita botëroroe e Mjekut familjar - 19 maji, për herë të parë është publikuar në vitin 2010 nga ana e Shoqatës botërore të mjekëve famijarë, u bë ditë e cila e thekson rolin dhe kotributin e mjekëv familjarë në sistemin shëndetësor në tërë botën. 
 
Në kuadër të këtij event do të shënohet edhe Dita botërore e hipertensionit -17 maji, me përkraje edhe të Organizatës Botërore Shëndetësore dhe Ministrisë së Shëndetësisë të Republiks së Maqedonisë.