Botë

Incident rreth Shtëpisë së Bardhë, policia e qëlloi sulmuesin

21.05.2016 13:07

Situata me rrethimin rreth Shtëpisë së Bardhë është ndërprerë, pasi policia e qëlloi edhe e arrestoi sulmuesin i cili paraprakisht ka shtënë në afërsi të saj...

Në incident asnjë nga pjesëtarët e personelit apo sigurimit nuk është lënduar.
 
Presidenti Barak Obama i cili nuk gjendej në Shtëpinë e Bardhë është informuar për incidentin.
 
Shtëpia e Bardhë mbrëmë u bllokua pasi policia paraqiti se ka hasur në të shtëna në afërsi të saj, ndërsa u paraqitën edhe informacione se sulmuesi ka shtënë me armë në drejtim të agjentëve të shërbimit sekret.
 
Si-En-En thekson se i dyshuari u është afruar postbllokut të shërbimit sekret, ku ka shtënë armë. Agjentët kanë gjuajtur në të dhe ai është arrestuar./mia