KOMPJUTORI

Disa këshilla për të shpejtuar kompjuterin tuaj

21.03.2014 15:03

Fatmirësisht kjo gjë mund të rregullohet vetëm duke i ndjekur këto këshilla, shumica e së cilave nuk iu kushtojnë asgjë financiarisht……

Kompjuteri që punon ngadalë shpeshherë shkakton nervozë, sidomos nëse jeni duke punuar diçka të rëndësishme. Fatmirësisht kjo gjë mund të rregullohet vetëm duke i ndjekur këto këshilla, shumica e së cilave nuk iu kushtojnë asgjë financiarisht.

Pastrojeni kompjuterin tuaj!

Fatmirësisht kjo gjë mund të rregullohet vetëm duke i ndjekur këto këshilla, shumica e së cilave nuk iu kushtojnë asgjë financiarisht……

Kompjuteri që punon ngadalë shpeshherë shkakton nervozë, sidomos nëse jeni duke punuar diçka të rëndësishme. Fatmirësisht kjo gjë mund të rregullohet vetëm duke i ndjekur këto këshilla, shumica e së cilave nuk iu kushtojnë asgjë financiarisht.

Pastrojeni kompjuterin tuaj!

Mendojeni kompjuterin si një zyrë që është e mbushur me dokumente të ndryshme, të cilat e vështirësojnë punën tuaj në zyrë, andaj filloni të pastroni dokumentet e vjetra që i keni në kompjuter, të cilat nuk ju nevojiten më dhe të cilat zënë vend në kompjuterin tuaj, ndërsa dokumentet të cilat ju nevojiten i futni në një vend, mos i leni të shpërndara.

Përdoreni opsionin ‘error check’ në hard-diskun e kompjuterit tuaj!

Kompjuteri që operon me ‘windows’ e ka opsionin ‘error-checking’, i cili kërkon dosjet e dëmtuara që ngadalësojnë kompjuterin tuaj. Ndërsa, shumë afër këtij opsioni gjendet edhe opsioni ‘defragment’, i cili kontrollon nëse hard-disku është në gjendje të rregullt.

Rregullojeni problemin përmes softuerit!

Disa programe softuerike mund t’iu ndihmojnë që të përshpejtoni kompjuterin tuaj. Një program i tillë është ‘CCleaner’, i cili largon programet e padëshiruara, i fshin dosjet e përkohshme dhe e pastron regjistrin, duke bërë që kompjuteri juaj të punojë më shpejt. Më e mira e gjithë kësaj është se ky program është pa pagesë.

Kontrollojeni nëse ka viruse!

Një tjetër zgjidhje për kompjuterët e ngadaltë është largimi i viruseve që mund të arrihet përmes programeve pa pagesë, si ‘Avira’ dhe ‘Avast’. Një gjë shumë e rëndësishme që duhet konsideruar është ripërtërija e këtyre programeve me versionet e reja, pasi që ato janë më të sigurta. 

Ndryshojeni ndonjë pjesë të kompjuterit!

Sado të komplikuar që të duken kompjuterët përbrenda tyre, pjesët janë të kombinuara në mënyrë të përsosur dhe nganjëherë vetëm një pjesë mund të shkaktojë ngadalësimin e punës së kompjuterit tuaj. Pjesët nuk janë të shtrenjta dhe mund t’i ndërroni vetë, pasi që të keni shikuar ndonjë udhëzues në internet.

Pastroni pjesët harduerike!

Pasi që keni pastruar kompjuterin nga programet e panevojshme duhet të pastroni pjesën fizike të tij, gjë që mund të arrihet përmes shtypjes së ajrit ose ndonjë pëlhure mirëpo duhet pasur kujdes që pëlhura të jetë e tharë, pasi që të gjithë e dimë çka ndodh nëse elektriciteti takohet me ujë.

Kontrollojeni internetin tuaj!

Nëse kompjuteri juaj ndizet dhe punon shpejt jashtë internetit, mirëpo i duhen vite të tëra për të hapur ndonjë faqe në internet, atëherë më shumë gjasë faji qëndron te lidhja me internet. Kontrollojini pajisjet që sigurojnë internetin dhe nëse ndonjëra prej tyre është shumë e vjetër ndërrojeni me një pajisje të re.

Provojeni ‘Windows 8’!

Ju pëlqeu ose jo, ‘Windows 8’ është një ‘bishë’ e shpejtë dhe punon mirë edhe me kompjuterët e vjetër. Përveç kësaj, është shumë i lehtë për t’u mësuar dhe nuk është aq i shtrenjtë.

Blijeni një kompjuter të ri!

Mund të duket e çuditshme që në një artikull ku ofrohen këshilla për përshpejtim të kompjuterit të rekomandohet një gjë e tillë, megjithatë të gjithë ne jemi dëshmitarë që çmimet e kompjuterëve janë shumë të ulëta, andaj pse të mos e blini një kompjuter të ri në vend se të shpenzoni shumë para në pjesët e kompjuterëve të vjetër. (kosovasot)