Botë
SHBA-të refuzojnë thirrjen Ruse, jo sulme të përbashkëta në Siri
21.05.2016 14:05
Shtetet e Bashkuara kanë refuzuar thirrjen e Rusisë për të kryer sulme të përbashkëta ajrore kundër grupeve rebele që luftojnë forcat qeveritare të Sirisë...

Ministri i Mbrojtjes i Rusisë, Sergei Shoigu, ka thënë se sulmet e përbashkëta do të qëllonin konvojet që bartin armë dhe municion nga Turqia për në Siri.
Por, zëdhënësi i Departamentit amerikan të Shtetit, John Kirby, ka thënë se nuk do të ketë angazhime të tilla.
Kirby ka thënë se SHBA beson se Qeveria e presidentit sirian, Bashar al-Assad, është përgjegjëse për shumicën e shkeljeve të armëpushimit të brishtë që ka nisur më 27 shkurt.
SHBA ka kërkuar vazhdimisht dorëheqjen e Assadit, ndërsa Rusia e ka mbështetur me vendosmëri udhëheqësin sirian.
