Maqedoni

Tri përmendoret shqiptare arrijnë në Shkup, po punohet në vendosjen e tyre

21.05.2016 14:11

Përmendoret e Nexhat Agollit, Josif Bagerit dhe Pjetër Bogdanit kanë arritur mbrëm në qendër të Shkupit...

Përmendoret e Nexhat Agollit, Josif Bagerit dhe Pjetër Bogdanit kanë arritur mbrëm në qendër të Shkupit, ku sot po punohet në vendosjen e tyre si pjesë e proektit Shkupi 2014.

Përmendorja e Josif Bagerit do të vendoset në afërsi të teatrit të ri të Maqedonisë përkartësisht në afërsi të urës së gurit, përmendoja e Pjeter Bogdanit në parkun përballë Kuvendit të Maqedonisë, ndërsa Përmendorja e Nexhat Agollit do të vendoset përballë ndërtesës së Telekomit në Sheshin Maqedonia.

Në vendosjen e përmendoreve të Bagerit dhe Bogdanit po punohet sot ndërsa siç ka bërë të ditur ish minsitri i pushtetit lokal Lirim Shabani, vonesa do të ketë për vendosjen e përmendores së Nexhat Agollit, për shkak të disa pengesave teknike me instalimet nëntoksore në vendin ku duhet të ndërtohet bazamenti për vendosjen e përmendores.