Maqedoni

Prokuroria speciale mirpret ligjet që i mundësojnë hetime pa pengesë

21.05.2016 14:37

Të gjitha ligjet që ndihmojnë në zhvillimin e hetimeve pa pengesë ka rëndësi kyçe për ne...

Kështu vlerësojnë nga prokuroria speciale ndryshimet në Ligjin për falje që u miratuan nga ana e Kuvendit para dy ditësh.
 
“Një nga synimet primare  të PSP-së është lufta kundër kriminalitetit dhe korrupsionit dhe çdo ligj që na mundëson pa pengesë t’i hetojmë rastet ka rëndësi kyçe për ne”, thonë nga PSP.
 
Nga kjo Prokurori poashtu pohojnë se deri te ata kanë arritur kërkesa nga avokatët e personave të dyshuar për të cilët po zhvillon hetim, për ndërprerjen e procedurës.
 
“Është i saktë informacioni se është kërkuar nga avokatët e të dyshuarve që të ndërpritet procedura dhe Ju njoftojmë se këto kërkesa ende janë lëndë hetimi nga ana jonë”, theksojnë nga kabineti i prokurores special Katica Janeva. 
 
Kjo e fundit javën e ardhshme do të udhëtojë drejt Palermos për të marrë pjesë në konferencën vjetore për luftë kundër korrupsionit, ku do të flasë për luftën kundër korrupsionit në Maqedoni. 
 
Konferenca organizohet nga ”Fondacioni Fallkone” nga Italia dhe do të mbledh organet anti-korrupsion nga e gjithë bota për të folur mbi përvojat e tyre një vjeçare në këtë sferë.
 
SANIJE DURAKU